Transmetuar më 06-06-2017, 21:23

Një burrë i veshur me një bluzë ngjyrë portokalli që korr qetësisht barin në kopshtin para shtëpisë së tij. Duket si një foto e zakonshme, nëse nuk do të ishte për tornadon e tmerrshme që afrohej pas shpinës së tij.

Fotoja e Cecile Wessels, nga Kanadaja, u bë shumë shpjet virale në internet për kontrastin gati surreal mes qetësisë së bashkëshortit të saj dhe asaj që po ndodhte pikërisht pas shpinës së tij.

Bashkëshortja, e cila ka shkrepur foton, thotë se i shoqi, Theunis Wessels ishte në dijeni të fenomenit të frikshëm që po ndodhte në ato momente, por nuk ishte aspak i shqetësuar.

Sipas saj, tornadoja kishte goditur një zonë 2 km larg shtëpisë së tyre në “Three Hills” të Albertws, shumë më larg nga ç’mund të duket në imazh. Gruaja tregon se ishte duke fjetur të premten dhe se e kishte zgjuar vajza 9-vjeçare, e shqetësuar për të atin që refuzonte të hynte në shtëpi për t’u mbrojtur nga tornadoja.

Por duket se Wessels ishte i mirinformuar për tornadot dhe së fundmi kishte marrë pjesë në një seminar të organizuar nga organizatat që studiojnë dukurinë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd