
Kryeministri Edi Rama pavarësisht angazhimeve gjen pothuajse çdo ditë kohë që të komunikojë apo replikojë me ndjekësit e tij në Facebook.
Së fundmi kryeministri Rama ka realizuar një spot për fushatë, ku ai është “polic” që i vendos gjoba qytetarit për shkelje të rregullave me makinë.
Spoti ka sjellë edhe reagimin e shumë qytetarëve në rrjetet sociale.
Një qytetare i shkruan Ramës se ka shkelur sipas saj ligjin për përfshirjen e punonjësve dhe mjeteve të administratës publike në fushatë elektorale.
Rama i pështë përgjigjur duke i thënë se “kush të tha që makina është marrë nga policia".
Qytetarja:
Nje rast i paster i shkeljes se ligjit per perfshirjen e punonjesve dhe mjeteve te administrates publike ne fushate elektorale. Makinat e policise jane blere, funksionojne dhe mirembahen me taksat tona dhe sduhet kurrsesi te perdoren per propaganda elektorale. Nje tjeter shkelje eshte perdorimi i mjeteve te forcave te armatosura dhe shenjave e sinjaleve dalluese nga nje civil. Por nuk zhgenjen kurre kryeministri jone ne nje dicka te vetme, ne mos respektimin e ligjit. Edvin, ske mend ti per kryeminister, as per polic. Ti je per karagjoz ne tavolina nen efekt alkoli!
Rama:
Hahaha sa e lodhur, po kush të tha ty që është marrë nga policia makina ah ah ah… /a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





