Transmetuar më 06-06-2017, 20:29

George dhe Amal Clooney kanë mirëpritur ardhjen në jetë të binjakëve të tyre. Këtë mëngjes Amal dhe George kanë mirëpritur ardhje në jetën e tyre të Ella dhe Alexander Clooney.

Çifti, i cili ditët e fundit kishin anuluar çdo aktivitet artistik për të pritur në jetë fëmijët e tyre të parë, janë shumë të lumtur. Siç mësohet nga mediat ndërkombëtare, Amal gëzon shëndet të mirë së bashku me të sapoardhurit në jetë, vajzë edhe djalë.

Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja People. “Aktori 56-vjeҫar George dhe 39-vjeҫarja Amal, bashkë me familjarët e tyre janë të gjithë shumë të lumtur. Ella, Alexander dhe Amal janë shëndoshë e mirë dhe të lumtur”, thotë një burim për revistën People.

Ylli i Hollivudit dhe avokatja e njohur u martuan 2 vjet më parë pas një njohjeje shumë të shkurtër mes tyre./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd