Transmetuar më 06-06-2017, 18:32

Lupçe dhe Katerina edhe përse janë të rinj, janë çifti më i vjetër brenda shtëpisë së Big Brother. Sot më 6 qershor ata bëjnë 9 vite së bashku, në një lidhje që ata kanë kaluar çdo gjë bashkë, madje edhe tradhtinë e Lupçes.

Të ndihmuar edhe nga banorët e tjerë ata shkruajnë me gurë dedikim për një njëri-tjetrin. “9 vite dashuri. 9 vite unë dhe ti”. Por më pas Lupçe, i ndihmuar edhe nga Fiorentina dhe Olsi, ka formuar një tjetër dedikim për të.

Nga ana tjetër ditë e veçantë është kjo e sotmja edhe për Fotininë e cila ka ditëlindjen dhe banorët u kujdesën që me të kaluar ora 12:00 e natës t’i përgatisnin asaj një surprizë.

Kur Fotinia doli nga dhoma e rrëfimit, ai që e priste jashtë ishte Olsi, që i lidhi sytë, ndërsa brenda në shtëpi banorët e prisnin të gjithë pranë krevatit të çiftit të mbuluar me trëndafila dhe torta me qirinj.

Në momentin që mbërrijnë atje, Olsi i heq mbulesën nga sytë dhe të gjithë në kor këndojnë “Shumë urime për ty!”.

“Fiki qirinjtë dhe shpreh një dëshirë, përveç fëmijës”, i thotë Olsi dhe Fotinia fik qirinjtë dhe përqafon të parin Danjelin që i thotë se e do shumë.

Më pas e prekur nis t’i falenderojë dhe përqafojë të gjithë banorët me radhë dhe nga ky moment më shumë e prekur duket Elisona, që përlotet. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd