
Një adoleshente në Lushnje, rezulton e zhdukur. Ka qenë babai i saj, ai që ka bërë denoncim në polici, duke kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e së bijës.
I.S., 44 vjeç, është paraqitur në polici ditën e djeshme, duke denoncuar se e bija I.S., 17 vjeçe është zhdukur pa gjurmë nga banesa.
I shqetësuar për atë që mund t’i ketë ndodhur vajzës, babai ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.
Pavarësisht kërkimeve të tij tek të afërmit apo shoqet e saj, adoleshentja nuk dihet se ku është, duke u shprehur i shqetësuar për fatin e të bijës.
Lidhur me denoncimin e 44- vjeçares, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e së resë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





