


Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare Gena nuk ka duruar dot më, dhe ka prezantuar të dashurën e tij të zemrës. Përmes një postimi në Instagram, Gena na njeh me vajzën që është në një lidhje prej kohësh.
Çifti simpatik kanë filluar pushimet në Republikën Domenikane dhe duken mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
E dashura e Genës quhet Lori dhe është një vajzë mjaft simpatike, bionde dhe mjaft e qeshur.
Këngëtari i mirënjohur, solli për fansat në muajin mars të këtij viti këngën e tij më të re, “Ma dhe dashninë”.
Kënga tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të tij. Kënga gjithashtu shoqërohej edhe me videoklip interesant. Për momentin Gena është duke shijuar pushimet dhe nuk dihet nëse ka në plan ndonjë projekt të ri muzikor. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





