

Kryeministri Edi Rama thumbon keq kryetarët e partive të vogla, Petrit Vasilin e LSI, Ben Blushin e Libra, Eduart Ndocaj të Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Gjergj Bojaxhiun e Sfida.
“Na e bëj një foto para se të bëhemi Kryeministra”, shkruan Rama në një fotografi të përpunuar të publikuar në Facebook, ku shihen krerët e partive të vogla me ambicie të mëdha për zgjedhjet e 25 qershorit.
Prej disa ditësh në fushatën elektorale, Rama ka shigjetuar partitë e vogla.
Ai është shprehur se të ashtuquajturat parti të vogla nisën të marrin territore brenda shtetit, ku për patentat është një republikë, për hipotekat republikë tjetër, për subvencionet republikë tjetër etj.
“Dhe në këto republika vendosen flamurët e partive të koalicionit sipas radhës dhe pastaj bëhet e vështirë dhe në mos e pamundur që ti gjesh punën sistemit. Kështu ndodh që për të marr dokumentin, për të shmangur gjobën diskriminuese duhet të kesh akses në republikën e partisë përkatëse”, deklaroi Rama. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





