Transmetuar më 06-06-2017, 13:59

Pushohet nga puna për shkak të një defekti fizik. Ashraf-ud-din, 70 vjeç nga Karachi, në Pakistan, u pushua nga puna për shkak të duarve të tij gjigante.

Burri vuan nga një gjendje e rrallë e quajtur ‘chiamata macrodattyly’, një formë gjigantizmi.

Për shumë kohë, kërkoi punë për të mbajtur familjen, dhe kur e gjeti u dëbua pasi klientët refuzonin që t’u shërbente ushqim, për shkak të formës së duarve të tij.

Tashmë ai kërkon lëmoshë dhe ka frikë që t’i thotë të vërtetën familjes.

“Me përmasat e duarve të mia, është e vështirë të punosh, por çfarëdo gjëje është më mirë se lëmosha”, thotë ai për “The Sun”.

Ai është martuar para pesë vitesh dhe ka tre fëmijë, ndërsa tashmë problemi kryesor që ka është si t’i mbajë, duke qenë se nuk arrin të gjejë një punë të denjë.

Gruaja punon si pastruese nëpër shtëpi të ndryshme por kjo nuk mjafton.

Pas bërjes së rastit të tij publik, doktor Jaswan Shakya, drejtor i spitalit Sushma Koirala, në Nepal thotë se gjendja e Ashraf-ud-din mund të rekuoperohet, nëse deformimi nuk ka zmadhuar kockat, por duhen vizita të specializuara për të verifikuar gjendjen e tij. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd