Transmetuar më 06-06-2017, 11:10

Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të grabitjes së dhunshme, të ndodhur në fshatin Shtoj i ri në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të natës duke zbardhur e hëna, ku tre persona të maskuar vodhën me dhunë banesën e 78-vjeçarit Gjergj Marinaj.

Si autori dyshuar është shpallur në kërkim 24- vjeçari F.M., 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Mësohet se hajdutët hynë nga pjesa e pasme e banesës. Fillimisht, ata kërcënuan të zonjën e shtëpisë, 65-vjeçaren Lenë Marinaj dhe pasi u ngjitën në katin e dytë dhunuan dhe lidhën 78-vjeçarin Gjergj Marinaj. Ky i fundit pësoi goditje në kokë dhe këmbë, ndërsa grabitësit, pasi morën shumën e parave prej 850 euro, u larguan. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd