Transmetuar më 06-06-2017, 10:45

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, gjatë një aktiviteti në Shkodër, në kuadër të festës së Italisë, apeloi qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve për shitjen e votës. Shitblerja e votës, tha Cutillo, është shkelje shumë e rëndë, por ka besim se qytetarët do të jenë të ndërgjegjshëm.

“Shit­blerja e votës është një veprim shumë i rëndë, dhe kam besimin se qytetarët shqiptarë do të kenë parasysh rëndësinë e mos kryerjes së kësaj vepre penale, dhe prania e vëzhguesve ndërkombëtarë mund të ndihmojë në monitorimin e procesit zgjedhor. Mbarëvajtja e zgjedhjeve do jetë patjeter një sinjal pozitiv për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha ambasadori.

Cutillo vlerësoi marrëveshjen politike mes Ramës dhe Bashës, dhe tani, tha ai, duhet të përshpejtohet përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Vettingut. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd