Transmetuar më 06-06-2017, 09:59

Kemi parë në jo pak raste njerëz që të hedhin ujë në kabujt elektrikë në mënyrë që të shuajnë zjarrin, por pa e ditur rrezikun që kanoset.
Në videon që sjell më poshtë Noa.al, shihet një burrë nga Jemeni, i cili nuk duhet imituar. Një zjarr përfshiu banesën e tij në Sana’a në veri të vendit, i cili për të shuar flakët përdor ujë.
Por këtu ishte gabimi i rëndë i tij, pasi zjarri shpërtheu edhe më shumë, duke i shkaktuar djegie të shumta të zotit të shtëpisë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





