Transmetuar më 06-06-2017, 07:43

Policia angleze ka publikuar emrat dhe fotografitë e dy terroristëve të dyshuar si autorët e sulmit të së shtunës mbrëma në Londër.

Bëhet fjalë për Khuram Butt dhe Rachid Redouane. Butt ishte 27 vjeç dhe sipas hetuesve, ishte kreu i celulës terroriste. Me origjinë nga Pakistani, ai ishte shfaqur në dokumentarët për fondamentalistët islamik të lidhur me Anjem Choudary, i cili ndodhet në burg.

Ndërkohë Redouane ishte 20 vjeç dhe kishte shtetësi të dyfishtë, marokene dhe libiane.

Tre sulme në pak orë goditën kryeqytetin e Anglisë të shtunën mbrëma duke lënë të vdekur 6 persona, ndërsa 48 të tjerë u plagosën. Policia konfirmoi se janë ekzekutuar tre prej autorëve të dyshuar të sulmit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd