
Dy fëmijë në Tiranë largohen nga banesa pasi dyshohet se janë dhunuar fizikisht nga nëna e tyre.
Andrea Grace Bailey-Kay, 47 vjeçe, banuese në Tiranë, më 31 të muajit që lamë pas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr 1, duke kallzuar se dy fëmijët e saj të mitur, T. M. B., dhe T. T. B., që nga data 30.05.2017, janë larguar nga banesa.
Shërbimet e Rendit të Komisariatit Nr 1, kanë gjetur duke lëvizur në afërsi të Kopështit Zologjik, shtetasit e mitur të sipër përmendur.
Nga marrja në pyetje në prezencë të psikologes, fëmijët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre.
Në bazë të kallzimit të marrë nga fëmijët dhe konsultimit me Prokurorin u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje.
Mbi të rendon akuza për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturve"./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





