Transmetuar më 05-06-2017, 21:52

Orgazma, momenti më i pritur gjatë një raporti seksual mund t’iu shkaktojë dy partnerëve edhe ndonjë problem.

Kjo pasi arritja e kënaqësisë maksimale në shtrat, mund të ketë efekte anësore.

Gjinekologët amerikanë James Simon i Universitetit George Washington dhe Anna Reinert e Universitetit Maryland Medical Center, zhvilluan një studim pikërisht për orgazmën dhe zbuluan se përveç kënaqësisë që ndihet, mund të ketë edhe efekte jo shumë të këndshme.

Mes efekteve që mund të shkaktojë është të qeshurit, të qarit, teshtimat, gjumi i papritur, dobësia e përgjithshme, madje edhe Disforia Postcoitale.

Bëhet fjalë për një patologji e cila konsiston në të ndjerit të depresionuar dhe gati për të qarë pasi keni bërë dashuri. Nga kjo patologji preken kryesisht meshkujt.

Ndërkohë teshtima siç shkruan noa.al, është sindroma e sëmundjes post- orgazme, një patologji gjatë të cilët mashkulli ndihet i lodhur dhe i brishtë pas pikut të kënaqësisë. Patologji që mund të zgjasë deri në shtatë ditë. Mes efekteve anësore, është edhe dhimbja e kokës dhe në raste më ekstreme mund të shkaktohet edhe krizë epileptike. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd