Transmetuar më 05-06-2017, 21:11

Skuadra e Milanit duket tejet aktive në këtë merkato verore, ku së fundmi ka zyrtarizuar blerjen e tretë dhe bëhet fjalë për futbollistin zvicerian të Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez.

Administratori i deleguar i AC Milan, Marco Fassone, ka qenë sot në Gjermani për të përmbyllur marrëveshjen me klubin për transferimin e lojtarit.

Palët kanë rënë dakord dhe ditën e nesërme, Rodriguez pritet të transferohet në Milano për të kryer vizitat mjekësore ndërsa do të firmosë me kuqezinjtë deri në vitin 2021.

Kjo është blerja e tretë për Milanin ku para pak ditësh u transferuan në klub Musschacio dhe Keisse./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd