


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatët për deputetë në zonën e Kamzës, nga ku shigjetoi Kryeministrin Edi Rama.
Në aktivitetin e mbrëmjes së sotme ai tha se “Programi i vetëm i Edi Ramës është timoni, kolltuku, për mua jeni ju qytetarët”.
Basha deklaroi se Rama refuzon programin e tij, pasi ka frikë se del me këpucë të kuqe.
Më tej ai tha se Rama refuzon debatin publik, për të cilin shtoi se është Abc e politikës.
Sipas tij, Republikë e re do të thotë e nesërme e sigurtë. “S’ka çfarë të bëjë, u përpoq ta kafshonte Republikën e re, u përpoq ta mposhte, por e ka kuptuar shprehen popullore që kurrë se kafshon dot, puthe”, tha Basha.
Ai deklaroi se në Holandë në moshë fare të re, ku dhe studioi i’u dhanë mundësi të shumta atje, por deklaroi se u kthye në Shqipëri, për të krijuar mundësi për rininë shqiptare.
Basha ftoi qytetarët që të trokasin në çdo derë dhe t’i ftojnë të bashkohen në kutinë e votimit.
Kreu i PD u zotua se do të mbetet Kryeministri i qytetarëve, i taksave të ulëta, i Kamzës, Paskuqanit dhe gjithë Shqipërisë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





