Transmetuar më 05-06-2017, 15:14

Një grua në Mallakastër, ka tentuar që t’i japë fund jetës në mënyrë të dhimbshme. Gjatë së dielës në fshatin Cfir, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore P.S., 35 vjeçe.

Gruaja u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërguan në spitalin e Fierit. Pas ndihmës së marrë ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se gjithçka ka ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd