
Investime të shumta janë realizuar në fshatrat e Divjakës, duke ofruar më shumë mbështetje për fermerët e zonës dhe bujqësinë në tërësi. Për të parë nga afër këto investime, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi, inspektuan disa prej investimeve në këto fshatra.
Në fjalën e tij kryeministri Rama premtoi se puna e nisur, do të vijojë edhe në të ardhmen, duke bërë që programi për Rilindjen Urbane të funksionojë plotësisht edhe për zonat më të thella.
“Do vazhdojmë këtë punë, se ka akoma shumë për të bërë por e rëndësishme është që kemi filluar të futemi pak nga pak dhe në zonat më thellë se sa qendrat e qyteteve. U zgjidh dhe problemi i kolektorit të ujërave të zeza se ishte një tmerr dhe patjetër që do vazhdojmë më tutje”, u shpreh Rama.
Duke vlerësuar punën transformuese, Rama tha se megjithatë mbetet shumë për të bërë, në mënyrë të veçantë përfundimi i programit të vaditjes dhe kullimit do të sjellë përmirësime të ndjeshme sezonin e ardhshëm.
“Këtu puna flet vetë, por sigurisht që ka akoma shumë për të bërë dhe jam i bindur që me përfundimin e programit të vaditjes dhe kullimit, sezoni i ardhshëm do jetë dhe më i mirë. Ndërkohë që po punojmë shumë fort për të sjellë investim të madh në sera, ne do e mbështesim fuqimisht dhe do shkojmë hap pas hapi drejt krijimit të një modeli suksesi tërësor këtu në këtë zonë, duke vazhduar ti bashkojmë interesat e fermerëve dhe secili të marri atë që i takon, por në shitje të jenë bashke në mënyrë që çmimet të jenë sa më konkurruese dhe asgjë mos shkojë dëm”, tha Rama. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





