Transmetuar më 05-06-2017, 13:46

Një shpërthim i dyshimtë është dëgjuar pranë banesës së një shtetasi në fshatin Shoshan të Tropojës. Salla operative e Tropojës, kishte raportuar mbrëmjen e djeshme për një shpërthim të fortë në afërsi të banesës së shtetasit me inicialet A.B, ku për pasojë ka pasur vetëm disa dëme të vogla materiale.

Në bazë të informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa ende nuk dihen autorët e ngjarjes. Dyshohet se pranë shtëpisë është hedhur një granatë.

Grupi hetimor dhe ekspertët anti-eksploziv të ardhur nga Tirana, kanë marrë provat e nevojshme për të hedhur dritë mbi ngjarjen. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd