




Pas ardhjes në jetë të Tianit, mami Tuna për habinë e të gjithëve ka ndryshuar shumë, madje edhe me fansat dhe jetën e saj publike.
Nëse të gjithë mendonin se me lindjen e të birit, Tuna do të kujdesej edhe më shumë për ta mbajtur larg vëmendjes mediatike të birin, në fakt ndodhi krejt e kundërta.
Për habinë e të gjithëve, Tiani jo vetëm është bërë miku ynë i ri, por mami Tuna ka shkuar edhe më tej. Tashmë, Tian ka një profil të vetin në Instagram.
Ai nuk është akoma në gjendje ta menaxhojë, por mami Tuna dhe babi Patrisi do të postojnë aty momentet më të bukura të vogëlushit që ka vetëm një muaj që ka ardhur në jetë.
Kështu, Tuna do të shuajë kuriozitetin e të gjithëve për Tanin, i cili do të rritet bashkë me numrin e fansave që, me siguri do t’i shtohen dita-ditës. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





