Transmetuar më 05-06-2017, 11:25

Një 45 vjeçar është vënë në pranga pasi goditi me grusht një infermier në Qendrën Spitalore Univerisitare “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit të policisë së kryeqytetit, bëhet fjalë për 45-vjeçarin Bujar Çokaj, i cili pasi e ka sharë dhe ofenduar infermierin me inicialet R.K, 25 vjeç, e ka goditur me grusht.

Më datë 04.06.2017, u arrestua shtetasi Bujar Çokaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në Urgjencën e Q.S.U.T, për shkak të detyrës, ka sharë, ofenduar dhe goditur me grusht, infermierin R. K, 25 vjeç, banues në Tiranë, thuhet në deklaratën e policisë.

Kohët e fundit janë shtuar raste të tilla ku mjekët goditen nga pacientë apo të afërm të tyre, për arsye të ndryshme. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd