




Ky vogëlush ka vetëm një muaj që ka ardhur në jetë. Ushqyerja në kushte normale është e pamundur, për shkak të problemit shëndetësor në gojë me të cilin ka lindur, shkruan Ora News.
Nëna e tij e ushqen vetëm me shiringë. Mjekët e shërbimit Makso-Facial në QSUT e kanë vlerësuar defektin si ‘gojë ujku, buzë lepuri’.
Familja nga Vlora thotë se operacioni për vogëlushin S.R ende nuk është marrë përsipër nga mjekë në Shqipëri.
Daja i të voglit kërkon ndihmë për ndërhyrje kirurgjikale.
Edmond Shima: Kërkojmë një ndihmë nga institucionet që të bëhet një ndërhyrje për këtë fëmijë që është 20 ditësh dhe nuk mund të ushqehet përveçse me shiringë.
Përmes apelit të tij, kërkon të ndërgjegjësojë qytetarët dhe bluzat e bardha, institucionet dhe biznesin për të mundësuar ndërhyjen kirurgjikale.
Edmond Shima: Pjesa e sipërme ka filluar ti bllokojë pjesën e hundës, frymëmarrjen. Ushqimin nuk e merr dot se nuk e lë ajo. Apeloj për ndihmë shtetit, institucioneve për një ndërhyrje atje ku mund të bëhet.
Një defekt i tillë në gojë është i rrallë në Shqipëri. 5 vjet më parë, mjekët ia dolën të kryenin ndërhyrje tek një tjetër fëmijë me këtë problem dhe ndërhyrja rezultoi e suksesshme.
Ky është një tjetër rast që ka nevojë për ndërhyje urgjente jo vetëm në aspektin estetik, por për t’i falur normalitetin e ushqyerjes dhe të jetuarit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





