Transmetuar më 05-06-2017, 09:04

Tiranë, 17 maj 2016, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e kryeqytetit.
Mësohet se Florjan Qafa 39 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga nga afektivët e komisariatit nr.1, në sajë të operacionit të koduar “Star”.
Qafa ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e datës 14.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





