



Prania e Rita Orës në dasmën e kushërirës së saj në Tiranë ka qenë tema kryesore e faqeve për të famshmit shqiptarë gjatë ditës së diel. Të kesh në ceremoninë martesore një yll si 26-vjeçarja, natyrisht që është privilegj, ndërsa e gjithë vëmendja e mediave është aty.
Për më shumë, Rita ka dhënë material për lajme me atmosferën që ka bërë në këtë eveniment. Në një video këngëtarja shfaqet duke vallëzuar vallen e Rugovës.
E gjithë familja Ora, mbrëmjen e të dielës i janë gëzuar festës së Amantinës, kushërirës së këngëtares së njohur ndërkombëtare dhe dasmës së saj, e cila ka mbledhur familjarët dhe të gjithë miqtë e ngushtë.
Vetë këngëtarja u ka dhënë hapësirë të gjithëve të mësojnë më shumë nga dasma që u mbajt mbrëmjen e djeshme në një prej hoteleve më të njohura në Tiranë.
Nga postimet që Rita ka bërë nga Instagrami i saj, ka zbuluar edhe fustanin e saj të argjendtë, bashkë me motrën e saj Elena. Të dyja vajzat ishin edhe shoqërueset e nuses, ndaj i kanë qëndruar besnik rregullit për të qenë të veshura njëlloj. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





