








Tre sulme në pak orë goditën kryeqytetin e Anglisë duke lënë të vdekur 6 persona, ndërsa 48 të tjerë janë plagosur. Policia ka konfirmuar se janë ekzekutuar 3 prej autorëve të dyshuar të sulmit.
Sulmi i parë ndodhi në "Urën e Londrës" ku një furgon kaloi në trotuar dhe mori përpara dhjetëra kalimtarë. Sulmi i dytë u shënua në Borogh Market, ku pati të shtëna me armë.
Sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, ku një kamion i bardhë ka hyrë në mes të turmës dhe 4 persona kanë dalë të armatosur me thika. Menjëherë ata kanë filluar të qëllojnë qytetarët duke lënë disa të vdekur e dhjetëra të plagosur.
Theresa May, kryeministrja e vendit, ka dalë në një deklaratë për shtyp ku e ka quajtur këtë një tjetër sulm terrorist. Nga ana tjetër, ISIS ka marrë përsipër ngjarjen e rëndë.
Dëshmia shokuese: Pashë një person si u ther me thikë
Natalie dhe Ben janë dy dëshmitarë të tmerrit të përjetuar sot në Londër pas sulmeve masive. Ata thanë se po ecnin kur panë shumë njerëz që vraponin. Çifti i martuar dëshmoi që dikush ishte therur me thikë.
“Pashë një burrë me bluzë të kuqe me thikë mjaft të madhe, nuk e di gjatuesin por mendoj se ndoshta ishte rreth 10 inç (25 cm). Ai po therte një njeri … ai e gjuajti me thikë rreth tri herë në mënyrë të qetë.
Dukej se ai po përpiqej të ndërhynte, por nuk kishte çfarë të bënte, ai ishte duke u qëlluar dhe u rrëzua në tokë. Autori dhe një burrë tjetër u larguan mjaft “me guxim”, pastaj dëgjuam tri të shtëna me arme”, tha Ben. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





