Transmetuar më 03-06-2017, 22:58

Skuadra e Real Madridit bëhet klubi i parë në historinë e Ligës së Kampioneve që shënon 500 gola në këtë kompeticion të madh futbollistik.

Goli i 500-të për madrilenët u shënua nga Cristiano Ronaldo në pjesën e parë të takimit përballë Juventusit në finalen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Cardiff.

Real Madridi fitoi mbrëmjen e sotme titullin e 12-të të Ligës së Kampioneve dhe të dytin radhazi.

Madrilenët fituan përballë Juventusit me rezultatin 4-1./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd