Transmetuar më 03-06-2017, 22:09

Po luhet pjesa e dytë e finales së madhe të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Real Madridit, ndërsa spanjollët kanë kaluar në avantazh me rezultatin 1-3.

Fillimisht ka qenë Casemiro në minutën e 61’ ai që ka dhënë avantazhin me rezultatin 2-1 ndërsa pak minuta më pas ka shënuar Cristiano Ronaldo në të 64′.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Të parët që kanë shënuar në pjesën e parë kanë qenë madrilenët duke gjetur rrjetën me anë të Cristiano Ronaldos në minutën e 20’ të takimit.

Juventus është kundërpërgjigjur pas 7 minutash me anë të Manzukiç duke shënuar një gol të bukur duke kthyer barazpeshën.

Finalja e mbrëmjes së sotme po luhet në Cardiff.

Më poshtë keni golat: /a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd