
Mbi 18 persona të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, është bilanci i një sulmi në Kabul gjatë një funerali.
Njgarja e rëndë u regjistrua pas tre shpërthimeve të fuqishme, për të cilat nuk ka ende një autor. Ndërkoëhë autoritetet vendase kanë paralajmëruar për sulme të tjera, dhe iu kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg tubimeve, pasi mund të kthehen në shënjestra të militantëve.
Në ceremoninë mortore merrnin pjesë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë afgane mes tyre edhe shefi i ekzekutivit, Abdullah Abdullah, i cili nuk pësoi lëndime. Rrugët në Kabul patrullohen nga autoblinda, ndërsa forca të shumta të rendit kanë bllokuar pikat kyçe të qytetit, duke ngritur edhe postoblloqe.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Presidentit Ashraf Ghani dy ditë pas shpërthimit vdekjeprurës me kamion – bombë në Kabul, ku humbën jetën 90 persona. Shpërthimi ndodhi shumë pranë selive diplomatike të shteteve të huaja. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





