Transmetuar më 03-06-2017, 18:30

Babai i këngëtarit të ri, Ergi Dini i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident, nuk do ta kapërcejë kurrë dhembjen e madhe që ndien për humbjen e dritës së syve. Shpesh ai kujton djalin e tij duke shkruar vargje, dhe duke publikuar këngë nga repertoti i Ergit.

I ati i tij, Dashamir Dini, gazetar i njohur shkodran, ka shkruar disa vagje emocionuese në rrjetet sociale.

E PËRDITSHME

Mbështetur ne bastunin e zi te pyetjes, “Kur?”

çapitet

shpresa ime e plakur,

nga pritja ne kërkim të rrugës për tek Ti…

Por varrmihësi i lashtë sa heshtja

përgjigjet prerë: –

Ende!

Më duhen sytë e kaltër të ditëve Tua

që të shoh të përshkoj

rrezet e diellit

për të harrnuar mungesën Tënde,Bir.

Motrat me nënën

përshkojnë në fillin e nxirë te jetës

si xherdan,

22 vitet Tua prej xhevahir

për t’i dhënë pak ndriçim dhomës së trishtuar.

O Zot!

Jeta

qenka

njē shaka mizore..

Ne skajin e gjoksit

zëmra ime e përskuqur si dielli i perëndimit,

pret muzgun

të shuhet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd