Transmetuar më 03-06-2017, 12:58












Në shkollë që të gjithë me buzëkuq. Është kjo protesta e veçantë kundër diskriminimit gjinor, që solidarizoi nxënësit brazilianë në shkollat e mesme më 1 qershor.
Iniciativa e cila u përhap me shpejtësi të madhe në Twitter e shoqëruar me hashtag #BatomPodeHomofobiaNÃO, lindi në shenjë solidarizimi me 17- vjeçarin Diego Archanjo di Nova Iguaccu.
I riu nga Rio de Janeiro, u ndalua nga drejtuesit e shkollës që të hyjë në klasë me buzëkuq, duke u dëbuar nga shkolla. Në mbështetje të tij janë përfshirë edhe shumë shoqata të ndryshme të LGBT. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





