Transmetuar më 03-06-2017, 11:30

Kuvendi publikon emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga avokatia. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, kandidatët që plotësojnë kushtet janë dhjetë.

Shkëlqyeshëm janë vlerësuar kandidatët Sinan Tafaj, Arben Prifti dhe Fatos Lazimi.

Shumë mirë janë vlerësuar kandidatët Genti Sinani, Sokol Lamaj, Arben Vani, Alban Toro, Saimir Vishaj, Fatmira Luli dhe Gezim Allaraj.

Ndërkohë kandidatët që nuk kanë plotësuar kushtet janë Aleksandër Raspopi, Arben Spaho, Betula Toto, Ermir Mema, Ismail Uka, Simon Vorfi dhe Vjollca Pustina.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, do t’i dorëzojë komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend raportin si dhe dokumentacionin për secilin kandidat. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd