Transmetuar më 03-06-2017, 09:17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi flet shqip në televizionin serb. Gjatë së premtes teksa dha një intervistë për televizionin ‘N1 Info’, ai foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo që ra në sy gjatë kësaj interviste ishtë mënyra e përgjigjeve të Thaçit ndaj gazetares serbe serb, Ivana Dragiçeviç.

Thaçi zgjodhi që të përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa gazetarja bënte pyetje në gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.

Ish-kryeministri i Kosovës deklaroi se “Kosova është Kosovë dhe Serbia është Serbi”. Megjithatë ai nënvizoi se Thaçi Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë.