
















Alarm për terrorizëm në festivalin e muzikës “Rock am Ring” në Nurburg të Gjermanisë.
Festivali i cili mbahet çdo vit që nga 1985, është më popullori në skenën e muzikës rock që mbahet në Gjermani. Ai u ndërpre pasditen e së premtes, për shkak të një kërcënimi terrorist.
Është kjo ajo që thuhet në një njoftim të organizatorëve të festivalit, ku thuhet, “Policia na kërkoi të ndërpresim festivalin. U kërkojmë të gjithëve që të largohen dhe të drejtohen për nga dalja në mënyrë të qetë dhe të kontrolluar”.
Siç shihet në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, gjatë shpërndarjes nuk pati probleme, përkundrazi në kor këndohej kënga “Youʼll never walk alone”.
Festivali gjerman u ndërpre teksa këndonte Liam Gallagher, ish anëtar i grupit Oasis.
Policia tha se ka të dhëna lidhur me një kërcënim terrorist dhe për këtë arsye u morën masa, për shkak se vjen pas atentatit në Manchester të Anglisë ku gjatë koncertit të Ariana Grande u vranë 22 persona. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





