Transmetuar më 02-06-2017, 20:24

Dona-Musa kanë qenë duke ngrënë mëngjesin në kuzhinë, kur pranë tyre shkon Fiorentina që provokon Donën në lidhje me lojën e grupeve.

“U kënaqe me Olsin se mbarove për të. Ja preke këmbën Olsit kur flejtët”, u shpreh Fiorentina, e cila po vetë ka reaguar akoma edhe më shumë “Je një femër e ligë, një natëshe e harbuar”.

Por Dona ka zgjedhur të mos replikojë me të dhe i ka kthyer kurrizin dhe vetëm dëgjon. Pak minuta më pas Dona sqarohet me Olsin nëse ai ka ndonjë shqetësim, apo nëse ka kuptuar diçka më tepër gjatë kohës që ka qenë loja.

Olsi mohon të ketë ndodhur diçka e tillë, duke shtuar se ishte një lojë dhe ai u kënaq, por asgjë më tepër. Por Fiorentina e ka treguar shpesh herë që është natyrë xheloze, por si për çudi gjatë provës javore ajo nuk u bë xheloze për Ambran, por për Donën.

Pasi ka debatur në mëngjes, Fiorentina i është rikthyer debatit me Donën duke i thënë se ajo qëndron shumë poshtë saj.

“Të duket vetja shumë lart, por ule hundën. Ti je poshtë thembrës time, je bërë si miza në qyp, ku je tani, poshtë shezllonit si Olsi? Nxirr fytyrën e vërtetë, je e mbyllur me kyç. Kush e di çfarë fsheh brenda”, shprehet Fiorentina.

Dona i thotë se fytyrën dhe imazhin që ka ajo, Fiorentina se arrin dot për gjithë jetën. “Unë të kam njohur me dy fjalë ty kur shave shoqet e tua të ngushta”, ia kthen Dona, shkruan faqja e “BB”.

Por këto fjalët e fundit duket se e acarojnë më tepër Fiorentinën, e cila ngrihet nga shazlloni për të shkuar tek Dona, por Olsi i flet dhe i thotë që të qetësohet.

“Kujdes se shoqet e mia kur të të shohin në rruge do të lënë pa këmbë e duar”, i thotë Fiorentina e cila shtrihet sërish në shazllon. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd