Transmetuar më 02-06-2017, 16:36

Marrëdhënia e Olsit dhe Fiorentinës nuk është lidhja më e bukur që publiku do të donte të shikonte nga ekrani. Jo vetëm për shkak të natyrës dhe agresivitetit të shpeshtë që Olsi shfaq në shtëpi, por edhe flirtet e shumëkomentuara me vajzat e tjera brenda shtëpisë.

Xhelozitë, zënkat, debatet kanë ngritur dyshime për lidhjen e vërtetë të dy të rinjve, për të cilët së fundi janë shtuar edhe ata që mendojnë se Olsi mund të jetë duke fshehur diçka tjetër.

“Tabloid” ka publikuar një foto të Olsit, i cili shihet i përqafuar me një vajzë tjetër. Nuk dihet nëse banori i shtëpisë dhe vajza në foto e vazhdojnë lidhjen, megjithatë dyshimet tashmë janë shtuar. A është lidhja e tij dhe e Fiorentinës vetëm një lojë?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd