Transmetuar më 02-06-2017, 15:51

Një dhunë e egër ka ndodhur mes dy kushërinjve në Tiranë, ku një vajzë e re është rrahur keqaz nga djali i saj i dajës.

Gjatë ditës së djeshme u arrestua L.A., 29 vjeç, banues në Tiranë, pas denoncimit të bërë nga e vajza e tij e hallës.

E.M., 19 vjeçe tha para uniformave blu se në 31 prill kushëriri i saj e ka dhunuar fizikisht atë duke i shkaktuar lëndime në trup gjatë kohës që ishin në një lokal.

Sipas të resë gjithçka ka nisur pas një debati për motive të dobëta mes tyre, që më pas ka përfunduar me dhunë ndaj saj.

Pas kallëzimit të 19 vjeçares, vajzës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, ndërsa 29 vjeçari u arrestua me akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd