Transmetuar më 02-06-2017, 14:56

Një fotografi selfie para pasqyrës bashkë me djalin, fsheh diçka shumë të pazakontë.

Robert Selby një baba amerikan nga Virginia, publikoi në Instagram një fotografi në të cilën shihet gjysmë i zhveshur, bashkë me të birin Chace.

Mund të duket një selfie si gjithë të tjera, por një sy i vëmendshëm vë re praninë e një tubi të vogël në barkun e të voglit.

Vogëlushi 3- vjeçar siç shkruan noa.al, i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër, për shkak të një keqformimi dhe trupi i tij është gjithë shenja.

I ati dëshiron që t’i mësojë që të mos ndihet ndryshe, ndaj vendosi një tub të ngjashëm si i biri, në mënyrë që të dukeshin njëlloj. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd