Transmetuar më 02-06-2017, 13:47

Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë sot në ujërat e plazhit të Kallmit, në Durrës. Ai u konstatua pak metra larg bregut të detit. Dyshohet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.J, nga Tirana.
Trupi u pikasnga pushuesit të cilët lajmëruan policinë. Skafi i policisë kufitare bëri të mundur nxjerrjen nga deti dhe më pas transportimin për në morgun e spitalit.
Ende nuk duhen shkaqet, nëse kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale apo jo. Po ashtu, dyshohet se 46-vjeçari ka humbur jetën ditën e djeshme. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





