
Pasi për një kohë të shkurtër qëndroi si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhejve, Denar Biba kthehet sërish në pozicionin e nënkryetarit, post të cilin e mbante deri para pak kohësh.
Ky ndryshim vjen pas marrëveshjes së arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, në bazë të së cilës kryetari i KQZ, propozohej nga opozita dhe u zgjodh Klement Zguri
Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për Zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. KQZ vendosi të zgjedhë Zëvendëskryetar të KQZ-së, Denar Biba.
Në vijim u muratuan:
-Projekt- Udhëzimi, “Për mënyrën e përllogaritjes së kostos financiare të veprimtarive, shërbimeve apo materialeve që do të përdoren për qëllime zgjedhore ose politike, nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore”.
-Projektvendimi, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
– Projektvendimi, “Për një shtesë në Vendimin Nr. 319, datë 26.05.2017 "Për miratimin e përkthyesve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
– Projektvendimi, “Për një ndryshim në Vendimin Nr.302, datë 15.05.2017 “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
-Projektvendimi, “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshim të Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr. 5, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
-Projektvendimi, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumëemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak,për kandidatët:
-Qarku Fier, Bashkia Patos, z. Ardit Grembi.
-Qarku Gjirokastër, Bashkia Dropull, zj. Katerina (Majlinda) Dërvishi.
-Qarku Korçë, Bashkia Korçë, zj. Marilena(Silvana) Hyso.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





