Transmetuar më 02-06-2017, 12:14

Një dhunë e egër ka ndodhur në një familje në Tiranë, ku një vajzë e re është rrahur keqaz nga vëllai i saj.

Gjatë ditës së djeshme u arrestua Leonard N., 22 vjeç, banues në Tiranë, pas denoncimit të bërë nga e motra.

L.N., 19 vjeçe tha para uniformave blu se në mënyrë të përsëritur vëllai ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe kokë.

E reja ka thënë se vëllai bëhej “bishë” për debate edhe nga më të voglat, duke e rrahur vazhdimisht. Por së fundmi situata ishte rënduar, pasi për shkak të goditjeve e reja ishte mbushur gjithë të nxira në trup.

Kjo bëri që 22- vjeçari të arrestohet nën akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd