






Jacob Ryan është vërtetë një fëmijë luftëtar. Vogëlushi anglez nga Liverpool, i lindur me gjysmë zemre arriti të mbijetojë nga një keqformim i rëndë.
Një muaj pas lindjes, zemra e tij filloi të rrahë për herë të parë pa ndihmën e makinerive të spitalit.
Nëna e tij Stephanie, 27 vjeçe tregon për ‘Mirror’, se në javën e 20-të të shtatzënisë zbuloi se fëmija kishte vetëm gjysmën e zemrës të zhvilluar.
Por pavarësisht kësaj gruaja vendosi që ta mbajë fëmijën dhe të luftojë bashkë me të.
Pas lindjes Jacob, i’u nënshtrua një sërë ndërhyrjeve mes tyre një operacioni në zemër i cili zgjati 20 orë. Por pavarësisht të gjithë pengesave vogëlushi vijon betejën e tij dhe më në fund, javën e fundit të majit zemra e tij nisi të rrahë vetë, shkruan noa.al.
“Ishte momenti më i lumtur i jetës sime”, thotë Stephanie, e cila është nënë e katër fëmijëve. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





