Transmetuar më 01-06-2017, 21:18

Deputetja demokrate Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se gjithçka që ka thënë ndaj Bashës është e vërtetë, ndërsa lista e kandidatëve të tij nuk është lista e PD-së.

Topalli, shpjegoi deklaratën e saj kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilën e cilësoi si lider “të rremë”.

“I rremë?! Unë do ta përshkruaja jo të ashpër, pasi ka një të vërtetë të madhe, e cila mund të verifikohet në ditët e fundit. Shumë njerëz e konstatonin në deklarata dhe unë jam e bindur se është e vërtetë .

E rremë, është fjala e përshtatshme që përshkruan z. Basha, sidomos për katër vitet e fundit, por edhe më përpara. Sot është një situatë e paprecedentë, e rremë dhe Republika e Re, e rremë dhe Çadra, të rremë dhe takimet, dhe lista, dhe lista e Bashës nuk është e PD”, tha Topalli. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd