Transmetuar më 01-06-2017, 20:20

Elsamedi foli me Ambrën dhe i tha asaj se Dona ishte shumë provokuese në provën e javës ku ishin në grup me Olsin. Më pas, ai ja thotë në sy edhe Donës. “Sa provokuese paske qenë moj Dona”, i thotë Elsamedi.

Por Dona ka një tjetër mendim, sipas saj ishte Ambra që po provokonte më shumë, madje po e kalonte edhe masën. “Pse ajo nuk po bënte të njëjtën gjë. Në fakt Ambra po e kalonte masën”, i thotë Dona.

Nga ana e tij Olsi ngulmon se nuk ka bërë asgjë të gabuar gjatë provës së javës ku ishte në grup me Ambrën dhe me Donën, ndërsa Fiorentina dhe Fotinia duan të gjejnë “fajtorët”.

Fotinia shprehet se Ambra është e vogël dhe këtë mendim e mbështet edhe Fiorentina. “Ajo ka parë dy të tjerët, Olsin dhe Donën dhe ka bërë edhe ajo si ata”, thotë Fiorentina, shkruan faqja e "BB".

Ndërkohë, Fotinia shprehet se Dona ka shumë faji pasi ajo është më e rritur. Danjeli thotë se provokimet do të kishin shkuar më tej nëse Musa nuk do të kishte ndërhyrë te ajo me anë të shenjave. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd