Transmetuar më 01-06-2017, 17:41

Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin që lamë pas.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Italisë dhe Bosnjës, Kombëtarja e drejtuar nga Ganni De Biasi tashmë renditet ashtu si muajin e kaluar në vendin e 66 me 533 pikë.

Në periudhën mes dy renditjeve mujore nuk është luajtur ndonjë ndeshje, ndërkohë që përpara Shqipërisë janë dy sfida, miqësorja në Luksemburg (5 qershor) dhe kualifikuesja në Izrael (11 qershor).

Kjo e fundit do të përcaktojë në masë të madhe edhe fatin e kësaj fushate eliminatore për tanët, nëse do të jetë zhgënjim i plotë, apo do të futemi në valle për vendin e tretë në grup.

Tashmë Shqipëria ndodhet për herë të parë gjatë këtyre kualifikueseve poshtë Izraelit, që mban vendin e 63-të. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd