Transmetuar më 01-06-2017, 15:36

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër që të pezullohen lejet vjetore për punonjësit e administratës së këtij institucioni për periudhën nga 1 qershori deri në 25 qershor 2017.
Urdhri për anulimin e lejeve vjetore u firmos nga ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri. Leja anulohet për punonjësit e ministrisë dhe institucionet e varësisë.
Sipas Beqirit, “të gjithë nëpunësit që janë duke kryer lejen vjetore njoftohen për ndërprerjen e saj. Planifikimi i lejeve për punonjësit e shëndetësisë, pas datës 26 qershor”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





