Transmetuar më 01-06-2017, 14:29

Le ta pranojmë: kur barku është i sheshtë është i lëmuar dhe na bën të ndihemi sensuale dhe joshëse. Ta demonstrojmë atë atëherë, ka për të qenë një kënaqësi e vërtetë: është momenti magjik kur pantallonat përshtaten si një lëkurë e dytë dhe rrinë pak mbi kërthizë për të na lejuar t’ju tregojmë të gjithëve sesa të bukura jemi.

Por për të veshur llojet e ndryshme të veshjeve elegante duhet më parë të modelojmë trupin tonë. Dhe për të realizuar këtë duhen përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, që nga ushqimi e deri tek gjimnastika, që nga kurat e ëmbla e deri tek masazhet.

Atëherë mos humb kohë, por fillo të "punosh" me barkun. Duke mos ditur ushtrimet që duhet të bësh, vendos cilat janë ushqimet që duhet të konsumosh dhe kupto nëse ka ndonjë faktor tjetër që të ndikon në rritjen e peshës, si p.sh sa ujë duhet të pish gjatë një dite? Ok, kjo mënyrë mund të jetë edhe pak e imponuar.

Sipas Doctor Oz, para çdo vakti duhet të pish të paktën një gotë ujë. Nëse e zbaton gjithmonë si recetë, rezultatet do të jenë mahnitëse.

Kjo mënyrë të ndihmon për të mbushur stomakun, por edhe eliminon shtimin e dhjamit në zonën e barkut. Një gotë ujë para çdo vakti do të ulë ndjeshëm kaloritë që merr trupi gjatë ditës duke të krijuar edhe një ndjesi qetësie në stomak. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd