Transmetuar më 01-06-2017, 14:00

Një vajzë e mitur në Përmet është ngacmuar seksualisht nga një djalë. Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme teksa e mitura ka qenë duke kaluar në rrugë.
Nën akuzë është vënë A.R., 29 vjeç, i cili është denoncuar nga S.R., 14 vjeç.
E mitura ka bërë kallëzim në polici duke thënë, se e ka ngacmuar seksualisht duke kryer veprime me duar.
Sipas deklarimeve të së resë ai i ka bërë pritë në rrugë duke e prekur në pjesët intime. Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë së Përmetit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





