Transmetuar më 01-06-2017, 13:31

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë.

Agim Avduli, 39 vjeç, lindur në Gjirokastër, u ekstradua pasditen e djeshme nga Brukseli drejt aeroportit të Rinasit, ku i’u dorëzua autoriteteve shqiptare.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Avduli akuzohet se më 3 shtator 2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që të trafikojë drejt shtetit grek një sasi rreth 51 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Punonjësit e policisë kanë ndaluar në Pogradec automjetet ku po transportohej lënda narkotike dhe kanë arrestuar shtetasit K.B., O.Z., dhe A.B., ndërsa shtetasi Agim Avduli ka mundur ti shpëtojë ndjekjes së policisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Brukselin, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd