Transmetuar më 01-06-2017, 11:41

Me rastin e festës së fëmijëve 1 Qershorit, nuk ka munguar urimi i Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Kreu i Partisë Demokratike ka zgjedhur të urojë të gjithë fëmijët me vajzën e tij Viktoria.

Duke publikuar një fotografi të tyre në Facebook, Basha shkruan, “Bashkë me vajzën time Viktoria ju urojmë gjithë fëmijëve të Shqipërisë, gëzuar 1 Qershorin!”

Ndërkohë kreu i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë unike, me dy vëllezër binjakë për të uruar fëmijët.

Rama e quan “foto e ditës”, ndërkohë që në të shihet me syzet karakteristike rrumbullake, ndërsa edhe dy të vegjlit mbajnë syze të njëllojta. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd