Transmetuar më 01-06-2017, 10:25

Kjo që ka ndodhur është e pabesueshme. Një familje në Florida të Shteteve të Bashkuara, gjeti në pishinën përpara shtëpisë një krokodil rreth 2 metër të gjatë.

Sipas USA Today, kjo gjë u raportua të hënën në mëngjes në zyrën e Sherifit, një agjenci për shërbimin e ligjit në zonat e pambrojtura.

Zëvendësi i kësaj zyre Lori Clark, tha se krokodili notonte në pishinë si të ishte në ujërat e vet ku rri zakonisht. Ështe fat i madh për pronarët e pishinës, të cilët panë më parë se çfarë kishte brenda, para se të hidheshin për tu larë.

Në një publikim në Facebook, faqja zyrtare e zyrës së Sherifit në Sarasota, ka shpërndarë një video ku duket se krokodili ka dalë nga pishina dhe asnjë nga familjarët nuk është dëmtuar. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd